Serie A cakton datën për zgjedhjet e reja presidenciale

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 22:37
Serie A cakton datën për zgjedhjet e reja presidenciale

Lega Serie A ka njoftuar një mbledhje urgjente për të hënën më 7 shkurt për të zgjedhur një president të ri pasi Paolo Dal Pino dha dorëheqje.

Zyrtarisht Dal Pino dha dorëheqjen sepse ai dhe familja e tij po shpërngulen në Kaliforni, por prej muajsh ka pasur një tension të madh në prapaskenë.

20 klubet e Serie A do të mbajnë një mbledhje të hënën e ardhshme dhe do të përpiqen të zgjedhin një president të ri të Serie A.

Nëse ata nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, FIGC (Federata Italiane e Futbollit) e drejtuar nga Gabriele Gravina do të marrë kontrollin dhe do të shtyjë reformat.

Ndër të tjera, Gravina i ka kërkuar Serisë A që të shkurtojë nga 20 ekipe në 18 apo edhe 16.

Ai ka sugjeruar gjithashtu krijimin e një sistemi play-off për të vendosur Scudetton dhe play-out për rënien në Serie B.

(Kosova Sot Online)