Granit Rugova largohet nga basketbolli, do ta udhëheqë Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 15:19
Granit Rugova largohet nga basketbolli, do ta udhëheqë Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës

Granit Rugova është larguar përfundimisht nga basketbolli.

Ish-lojtari i njohur e mbylli karrierën kohë më parë për t’u bërë pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ai njëherësh ishte drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës dhe ushtrues i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Ligës Unike.

Por, atij sot iu dha një detyrë e re

Në fakt, Partia Demokratike e Kosovës ia besoi atij postin e udhëheqësit të Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)