Djokovici i gatshëm ta marrë vaksinën, triumfi i Nadalit dhe dëbimi nga Australia ia ndërruan mendjen

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 16:05
Djokovici i gatshëm ta marrë vaksinën, triumfi i Nadalit dhe dëbimi nga Australia ia ndërruan mendjen

Biografi i Novak Djokovicit ka thënë se tenisti serb do ta marrë vaksinën kundër Covid-19, për shkak se u detyrua ta shikojë Rafael Nadalin duke e fituar titullin e 21 rekord grand slam në Australian Open.

Djokovici u dëbua nga Australia në fillim të këtij viti në prag të turneut grand slam, ku ai synonte ta mbronte titullin

Para se të mbërrinte në Melbourne, ai zbuloi se nuk ishte i vaksinuar dhe kjo i zemëroi australianët, vendi i të cilëve ishte më i rrepti në botë me masat kundër virusit gjatë janarit.

Djokovici u ndalua në kufi dhe u mbajt në një qendër emigrantesh para se viza t’i shfuqizohej dhe ai të dëbohej nga vendi.

Biografi i tij Daniel Muksch, tha për televizionin austriak ServusTV: “Ajo çfarë kam dëgjuar nga mjedisi i tij, mendoj se ai do të vaksinohet”

“Mbase finalja në Melbourne ndikoi te kjo. Titulli i 21-të i Rafael Nadalit e ka shtyrë po ashtu, nuk ka dyshim”, shtoi ai.

Libri biografik i Musch për Djokovicin, i luajtur “Një jetë në luftë”, do të dalë në mars.

Nadal, numër 6 në botë, u rikthye nga 0:2 në sete për të fituar 3:2, 2-6 6-7 (5-7) 6-4 6-4 7-5, në mënyrën më epike të mundshme kundër numrit dy të botës nga Rusia Daniil Medvedev, të dielën në Melbourne, raporton Gazeta Express.

Ishte një triumf historik për tenistin spanjoll, i cili vetëm para pak muajve nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të luante tenis më, për shkak të një lëndimi serioz në këmbë.

Triumfi i në Australian Open 2022 nënkupton se Nadali tani ka më shumë tituj grand slam se Federeri dhe se Novak Djokovic, të cilat i kanë nga 20 secili.

Fakti se Nadali e ka kaluar me tituj grand slam dhe se shumë turne të tjerë gjatë këtij viti mund të kërkojnë vaksinim për lojtarët pjesëmarrës, mund ta kenë shtyrë Djokovicin ta ndërrojë mendjen.

Në të kaluarën, 34-vjeçari e ka kundërshtuar haptazi vaksinën.

(Kosova Sot Online)