Tuchel kërkon nga Chelsea të nënshkruajë me yllin e Real Madridit

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 16:18
Tuchel kërkon nga Chelsea të nënshkruajë me yllin e Real Madridit

Thomas Tuchel ka kthyer vëmendjen te qendërmbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, teksa synon ta joshë brazilianin për ta transferuar te Chelsea verën e ardhshme.

Militao ka tri vite e gjysmë në kontratë me Real Madridin, që janë të hapur për të biseduar me 24-vjeçarin edhe për një rinovim.

Sidoqoftë, sipas AS, Tuchel i ka kërkuar Chelseat që të tentojnë transferimin e Militaos gjatë afatit kalimtar të verës.

Disa nga mbrojtësit e Chelseat do të mbesin pa kontratë në fund të sezonit, përfshirë Antonio Rudiger, Cesar Azpilicueta dhe Andreas Christensen, kështu që Tuchel po kërkon përforcime.

Militao ka impresionuar me Real Madridin këtë sezon, pas largimit të Raphael Varanes dhe Sergio Ramosit.

Braziliani ka ndërtuar një partneritet të mirë me Alaban në qendër të mbrojtjes, që ishte faktori kryesor për sezonin fantastik të Real Madridit deri tash. 

(Kosova Sot Online)