Ky do të jetë numri që Muriqi do ta bartë në fanellë te Mallorca

  • 02 February 2022 - 17:36
Ky do të jetë numri që Muriqi do ta bartë në fanellë te Mallorca

Vedat Muriqi mundet sot që të debutojë për klubin e ri, Mallorcan në ndeshjen e Copa del Rey ndaj Rayo Vallecanos.

Atij i është kompletuar dokumentacioni dhe është i gatshëm për lojë, ndonëse dje e zhvilloi vetëm stërvitjen e parë me klubin spanjoll.

Në webfaqen zyrtare të La Ligas, Vedat Muriqi është regjistruar me numër shtatë, të cilin me gjasë do ta mbajë në Mallorca.

Klubi nuk ka komunikuar asgjë rreth numrit që Muriqi do ta bartë në fanellë.

Përveç numrit, te informacionet e Vedat Muriqit nuk është treguar nënshtetësia, për dallim prej të gjithë futbollistëve tjerë.

(Kosova Sot Online)