Presidenti i UEFA-s viziton nesër Tiranën

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 19:55
Presidenti i UEFA-s viziton nesër Tiranën

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i qeverisë së futbollit evropian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së.

Temë diskutimi do të jetë gjithashtu organizimi i finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.

(Kosova Sot Online)