
Caktohet ora dhe data e ndeshjes miqësore, Zvicër-Kosovë

Tashmë është caktuar edhe ora e ndeshjes miqësore, Zvicër-Kosovë.
Kjo miqësore do të zhvillohet më 29 mars duke filluar nga ora 18:00.
Kjo është bërë e ditur nga Federata Zvicerane e Futbollit përmes një njoftimi në profilin e tyre në Twitter.
Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Letzigrund në Cyrih.
(Kosova Sot Online)