Newcastle kontakton Bayernin për Mullerin

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 16:49
Newcastle kontakton Bayernin për Mullerin

Newcastle United ka vënë kontakte me Bayernin e Munichut për mundësinë që ta transferojë Thomas Muller, shkruan Bild.

Magpies janë duke shikuar për një marrëveshje të mundshme me 32 vjeçarin, marrëveshja e të cilit skadon në Allianz Arena më 2023.

Megjithatë, kuptohet që kalimi në Newcastle është paksa i pamundur pasi që Muller dëshiron të mbetet në një skuadër që luan futboll edhe në garat europiane.

(Kosova Sot Online)