Pochettino thotë se Reali është tjetër skuadër pa Benzeman

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 14:53
Pochettino thotë se Reali është tjetër skuadër pa Benzeman

Karim Benzema vazhdon të jetë në dyshim për sfidën që Real Madridi do ta zhvillojë me Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve.

Natyrisht, kjo është duke e gëzuar trajnerin, Mauricio Pochettino, që e ka pranuar se sulmuesi është shumë i rëndësishëm për Los Blancos dhe në rast mungesës, do të jetë një humbje e madhe.

“Benzema është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. Nëse do të mungojë, do të ishte humbje e madhe për Real Madridin”, u shpreh Pochettino në konferencë.

Ai foli edhe për rikthimin e mundshëm të Neymar Junior, që sot është stërvitur normalisht me grupin, pesë ditë para ndeshjes në Parc des Princes.

“Neymar po përparon shumë mirë. Nesër s’do të luajë dhe do të shohim nëse mundet për Real Madridin”.

(Kosova Sot Online)