
Lojtarët e United e duan Pochettinon, Ragnick preferon Ten Hag

Të dy emrat pritet të jenë emrat kryesor për ta drejtuar Manchester Unitedin sezonin e ri
Mauricio Pochettino mbetet synimi kryesor për trajner të Manchester United, derisa Ralf Rangnick nuk pritet që të jetë në stol për sezonin e ri, pasi që skuadra vazhdon me paraqitje të dobëta.
Argjentinasi është në krye të listës së Richard Arnold, derisa edhe lojtarët e Manchester United janë të mahnitur me vlerat e një trajneri si Pochettino dhe ata tashmë ia kanë komunikuar CEO së klubit dëshirën e tyre që ai t’i bashkohet Djajve të Kuq.
Pochettino më parë ka stërvitur skuadrat e Premier Ligës si Southampton dhe Tottenham Hotspur. Këta të fundit arritën në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2019.
Por, sipas Daily Mail, disa drejtorë të Manchester United, e po ashtu edhe trajneri i përkohshëm, Rangnick, preferojnë Erik Ten Hag, i cili besohet të jetë kandidati kryesor që do ta zëvendësojë teknikun gjerman në fund të këtij sezoni.
(Kosova Sot Online)