
Muriqi dëshiron të vazhdojë me Mallorcan për shumë vite

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka theksuar se është shumë i lumtur që i është bashkuar Mallorcas në huazim nga Lazio dhe theksoi se dëshiron të vazhdojë me Mallorcan edhe për shumë vite.
Ai gjithashtu nënvizoi se në katër muajt e ardhshëm do t’i ndihmojë klubit t’i arrijë objektivat.
“Do të ishte mirë që pas këtij sezoni, do të mund të qëndroja këtu për shumë vite tjera”, deklaroi Muriqi.
Momentalisht, ai ka arritur në Palma de Mallorca në huazim dhe pa një opsion blerjeje.
Muriqi e ka pranuar se kishte periudhë të vështirë vitet e fundit në të cilat mezi luajti në Lazio.
(Kosova Sot Online)