
Mercedes po shfaq pas humbjes në 2021

Britaniku ka thënë se skuadra e tij duket shumë e motivuar dhe e gatshme për të marrë hakun për humbjen e vitit 2021.
Lewis Hamilton humbi titullin në garën e fundit, pas një vendimi skandaloz të drejtuesve të garës që favorizuan Max Verstappen (ndonëse pa dashje).
Kjo humbje, sipas Russell, ka motivuar dhe ka nxitur skuadrën e Mercedes të jetë në më të mirën për sezonin e ri.
“Mendoj se pas ngjarjeve të vitit të kaluar, ka shumë motivim dhe ‘zjarr’ brenda gjithë skuadrës për t’u rikthyer”, ka thënë Russell.
“Kjo është e jashtëzakonshme për mua që ta shoh”, shtoi britaniku.
George Russell do të jetë shok/rival skuadre me Lewis Hamilton. Ai ka afër shembullin më të mirë për ta ndjekur.
(Kosova Sot Online)