
E talli kundërshtarin për karton të kuq, kërkon falje ylli i Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka kërkuar falje për talljen që ia bëri rivalit të vet të Espanyolit, Nicolas Melamed, për kartonin e kuq që e kishte marrë ai në fund të barazimit 2:2 në derbin katalonas të dielën.
Tre lojtarë u përjashtuan në përballjen drithëruese që mbaroi pa fitues 2:2, me Luuk de Jong që e shënoi golin e barazimit dramatik për Barçën në frymën e fundit.
Gerard Pique dhe Melamed u ndëshkuan me kartonë të kuq pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa Araujo nuk arriti t’i kontrollojë emocionet dhe e talli kundërshtarin gjatë ecjes në tunel.
(Kosova Sot Online)