Rikthehet Championsi, PSG – Real, beteja e madhe e natës

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 16:08
Rikthehet Championsi, PSG – Real, beteja e madhe e natës

Sonte do të rikthehet Liga e Kampionëve me dy ndeshjet e para të së tetës së finales. Parisienët i presin madrilenët, kurse në duelin tjetër Sportingu i bën gosti Manchester Cityt

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e së tetës së finales.

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai në mes të Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

Parisienët do të llogarisin në të rikthyerin Neymar, i cili mund të luajë përkrah Kylian Mbappes dhe Lionel Messit.

Ndërkaq, Sergio Ramos do të mungojë në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij.

Reali nga ana tjetër i ka disa lojtarë që janë të dyshimtë nëse do të mund të luajnë sonte apo jo.

Parisienët do të mundohen ta krijojnë një epërsi solide në ndeshjen e para në “Parkun e Princave”.

Kjo pasi ata duan të jenë më të qetë për ndeshjen e kthimit, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, madrilenët shkojnë në Francë për ta nxjerrë së paku një barazim, për ta siguruar më pas kualifikimin në shtëpi.

Ndërkohë, Manchester City do ta vizitojë Lisbonën, ku e pret Sportingu.

Nënkampioni evropian shihet si favorit ndaj portugezëve.

“Citizens” madje do të mundohen të kryejnë punë qysh në duelin e parë.

Kurse, portugezët do ta kërkojnë mrekullinë në këtë fazë.

Kjo është vetëm hera e dytë që Sportingu është kualifikuar në fazën eliminuese të Championsit.

Dy ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online)