
Milani është i qetë për Leaon

Futbollisti portugez pëlqehet nga klubet e Premierligës, por “Rossoneri” duan ta mbajnë atë sa më gjatë
Milani nuk është i brengosur për të ardhmen e Rafael Leaos.
Futbollisti portugez është bërë objektiv i klubeve të Premierligës.
Por, “Rossoneri” besojnë se 22 vjeçari do të qëndrojë në Itali.
Madje, Kuqezinjtë e kanë bërë gati kontratën e re për sulmuesin.
Dhe, pasi Hernandez dhe Bennacer i vazhduan kontratat, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Leao.
Ndërkohë, Franck Kessie nuk e ka pranuar rrogën vjetore prej 6,5 milionë eurosh në vit.
Leao nga ana e tij është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Milanit në dy sezonet e fundit.
(Kosova Sot Online)