Donny van de Beek dëshiron që të largohet përgjithmonë nga United

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 16:28
Donny van de Beek dëshiron që të largohet përgjithmonë nga United

Holandezi, Donny van de Beek dëshiron që kalimi i tij në Goodison Park ta bëjë kalim të përhershëm dhe kështu t’i japë fund makthit që ka përjetuar në Manchester United

Donny van de Beek do të shikon që ta sigurojë kalimin në Everton këtë verë nëse ai arrin që t’i mbajë ata në Premier Ligë.

Van de Beek ju bashkua Evertonit si i huazuar nga Manchester United deri në fund të sezonit.

Holandezi e ka mundësinë që të tregojë aftësitë e tij pasi që ka startuar rregullisht si titullar nën urdhrat e trajnerit të ri, Frank Lampard.

Ai nuk e ka për synim që të kthehet në United dhe të rrijë në bankë rezervë.

Kështu ai ka zgjedhur që të shkëlqejë në Goodison Park duke siguruar kështu një kalim të përhershëm në Everton, nëse pajtohen të dy klubet për shumën dhe Lampard shmang rënien në Championship.

Van de Beek ju bashkua United nga Ajaxi më 2020 për 35 milionë funte duke nënshkruar kontratë deri më 2026.

United mund të vendos që t’i shkurton humbjet e tyre sidomos të lojtarët që kanë dështuar ta tregojnë vetën, por mund të kërkojnë rreth 20 milionë funte për mesfushorin.

“Është si një fillim i ri. Me jep shumë energji, e dini, nëse e shihni klubin ku është në tabelë atëherë ne dëshirojmë që të shkojmë sa më larg. Unë, po ashtu si lojtar, dëshiroj të tregoj çfarë mund të bëjë. Mendoj se është një kombinim i mirë i joni”, ka thënë Van de Beek kur ka shkuar në këtë klub

(Kosova Sot Online)