
Ky është mendimi i sinqertë i Mourinhos për ndeshjet Inter-Liverpool dhe Real-PSG

Trajneri i Romës, Jose Mourinho “nuk i ka parë ndeshjet e mëdha Ligës së Kampionëve këtë javë” por i ka pëlqyer më shumë ndeshja Inter-Liverpool se sa ajo PSG – Real Madrid
Special One është pytuer për të dhënë opnion për garën elitare europiane para ndeshjes se nesërme në Serie A në mes të Romës dhe Hellas Veronas.
“Jam i priveligjuar, ka drejtuar më shumë se 150 ndeshje të Ligës së Kampionëve, kështu që nuk ankohem tani pse ne luajmë në Ligën e Konferencave”, citohet të këtë thënë Special One për ForzaRoma.info.
“Nuk kam nostalgji, nuk i kam parë ndeshjet e mëdha. Nuk me ka pëlqyer PSG-Real Madrid, kurse Inter-Liverpool ishte më e mirë”.
Mourinho e ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë sa ishte trajner. Hera e parë më 2004 me Porton dhe herën e dytë me Interin më 2010. Zikaltërit humbën 2-0 kundër Liverpool të mërkurën në mbrëmje, kurse PSG e mposhti Real Madridin në minutat e fundit me një gol të Kylian Mbappes në Parkun e Princave.
Roma ka gjashtë pikë më pak se vendi i katër në Serie A, Juventus.
(Kosova Sot Online)