
Torino e Vojvodës ndal Juventusin

Juventusi është ndalur sonte në derbin e qytetit nga Torino. Juventus kaloi në epërsi me de Ligt (13) në pjesën e parë, por barazoi Belotti (62). Kjo nuk e largon Juventusin nga vendi i katër ku ka 47 pikë, tri më shumë se Atalanta në vendin e 5-të.
Juventusi ka shënuar barazimin e dytë brenda një jave. Pasi barazuan me Atalantan në Serie A, ata sonte kanë barazuar edhe kundër Torinos në derbin e qytetit verior të Italisë.
Adrien Rabiot nga Juventusi pati goditjen e parë serioze në postë. Goditja e tij kaloi shumë afër shtyllës së djathtë në minutën e 11-të.
Dy minuta më vonë Juventus do të shënonte gol.
Ishte një pasim i mirë nga goditja nga këndi e Cuardado e ku me kokë shënoi Matthjis de Ligt, një gol të bukur me kokë.
Në pjesën e parë nuk pati më raste që vlen për t’u veçuar dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 për vendasit.
Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Torinon.
Rolando Mandragora i Torinos pati një mundësi të mirë për të shënuar, por tentimi i tij nuk ishte aq i fuqishëm që të shkaktonte ndonjë vështirësi për Wojciech Szczesny.
Goli i barazimit do të vinte në minutën e 62-të.
Andrea Belotti shfrytëzoi për mrekulli depërtimin e Brekalos në anën e majtë të fushës dhe pasimin në drejtim të tij për të shënuar golin e barazimit.
Deri në fund të ndeshjes asnjëra skuadër nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar.
Ky është barazimi i dytë radhazi i Juventusit, pas barazimit vikendin e kaluar kundër Atalantas.
Juventus për momentin është në vendin e katër me 47 pikë, por Atalanta ka vetëm tri pikë më pak dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Torino në anën tjetër është në vendin e 10-të me 33 pikë. Kujtojmë se në këtë ndeshje mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda luajti për 95 minuta lojë.
(Kosova Sot Online)