Brook e mposht rivalin Khan dhe i jep fund dilemës së më të fortit

  • A.P /
  • 20 February 2022 - 09:22
Brook e mposht rivalin Khan dhe i jep fund dilemës së më të fortit

Kell Brook e ka fituar meçin ndaj rivalit të tij, Amir Khan, duke i dhënë fund kështu edhe çështjes se cili është më i miri prej tyre.

Të dy ish-kampionët e botës ishin në luftë të fjalëve prej dy dekadash, rreth asaj se cili ishte më i miri në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, meçi i tyre i shumëpritur u zhvillua mbrëmë në Manchester, me Brook që fitoi me nokaut ndaj kundërshtarit të tij.

Boksieri nga Sheffield e dominoi meçin nga raundi i parë dhe me plot meritë arriti të regjistrojë fitore.

Për Kell Brook ishte kjo fitorja e tij e 40-të në boksin profesionist, 28 prej të cilave i ka të fituara me nokaut, krahas dhe tri humbjeve.

Kurse, Amir Khan ka një rekord prej 34 fitoreve (21 prej të cilave i ka të fituara me nokaut) dhe gjashtë humbjeve.


(Kosova Sot Online)