Kosova e fiton medaljen e parë në Evropian në sportin e muaythait

  • E /
  • 21 February 2022 - 14:26
Kosova e fiton medaljen e parë në Evropian në sportin e muaythait

Ekipi i muaythait të Kosovës ka përfunduar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Muaythait, të mbajtur prej 12-20 shkurt 2022 në Stamboll të Turqisë.

Nga gjashtë pjesëmarrës, u dallua Erona Shabani, e cila u ngjit në podium si medaliste e bronztë, në kategorinë -54 kg të grupmoshës U-23, në të cilën ishin pesë garuese.

Një fitore në Kampionat e shënoi Arbos Maliqi në kategorinë -67 kilogramë për senior, por që u ndal në çerekfinale.

Për sportin e muaythait në Kosovë është medalja e parë nga një kampionat evropian.

(Kosova Sot Online)