Haaland rikthehet në stërvitje në kohën e duhur për Dortmundin

  • A.P /
  • 21 February 2022 - 16:04
Haaland rikthehet në stërvitje në kohën e duhur për Dortmundin

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland është rikthyër në stërvitje sot, pasi mungoi në katër ndeshjet e fundit të ekipit të tij.

Rikthimi i tij në stërvitje vjen tri ditë para ndeshjes së kthimit të Evropa Ligë, në udhëtim ndaj Glasgoë Rangers.

Ekipi skocez e mposhti Dortmundin me rezultat 2:4 në ndeshjen e parë dhe gjermanët shpresojnë në mrekulli.

Nëse do të rikuperohet me kohë, Dortmundi me Haalandin në qendër të sulmit do ta kishte më të lehtë përmbysjen.

Rikthimi i tij do ta ndihmojë Dortmundin edhe në garë për titullin e kampionit. Momentalisht verdhezinjtë gjenden gjashtë pikë prapa kampionit në fuqi, Bayern Munichut

(Kosova Sot Online)