Golat e Muriqit për Mallorcan tregojnë që problemi ishte në Romë

  • A.P /
  • 21 February 2022 - 23:07
Golat e Muriqit për Mallorcan tregojnë që problemi ishte në Romë

Vedat Muriqi ka shënuar po aq gola në katër ndeshje me Mallorcan sa ka shënuar në 49 ndeshje për Lazion, duke ngritur shumë pyetje në Romë dhe kohë ne tij në Itali

Kosovari 27 vjeçar ju bashkua skuadrës spanjolle në një marrëveshje për gjashtë muaj huazim, e të cilët kanë mundësi që ta blejnë atë për tetë milionë, pasi që ai kishte dështuar për ta bindur trajnerin Maurizio Sarri në pjesën e parë të sezonit.

Për Muriqin është thënë se ka dështuar që ta arsyetoi çmimin që kishte paguar Lazio për të më 2020, rreth 20 milionë euro.

Në 49 ndeshje për gjatë dy sezoneve nën drejtimin e Simone Inzaghi dhe Sarrui, ai shënoi vetëm dy gola, të dy kundër Atalantas.

Ishte e qartë që vetbesimi i tij kishte rënë komplet por edhe trajnerët konsistent në Olimpico nuk i ndihmuan atij.

Muajin e kaluar, Lazio kërkonte me ngulm, që Muriqi të largohet, por tani me paraqitjet e tij ai po e bën skuadrën romake që të pendohet për këtë vendim.

Ai ka shënuar dy gola në tri paraqitje në La Liga për Mallorcan deri me tani. Ai nuk po tregon shenja se do të ndalet për momentin, duke sugjeruar që ndoshta problemi për të ishte tek skuadra romake e jo lojtari.


(Kosova Sot Online)