Marina Granovskaia, shefe e fuqishme apo hije e Abramovich

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 17:04
Marina Granovskaia, shefe e fuqishme apo hije e Abramovich

Drejtoresha sportive e Chelsea, Marina Granovskaia është njëra prej grave që konsiderohet si njohësja më e mirë e futbollit në dekadën e fundit

Shefja ruse ekzekutive e ka marrë çmimin “Drejtoresha më e mirë e një klubi” në futbollin europian në ndarjen e çmimeve “Golden Boy” në nëntor të vitit të kaluar pas suksesit të skuadrës së saj nën drejtimin e Thomas Tuchel në sezonin 2021/22.

Tani, L’Equipe ka publikuar një profil të saj ku thekson rëndësinë e saj në klub ditë pas ditë, e ku po ashtu ka treguar që ajo kishte debate të forta me agjentin kontraverz, Mino Raiola dhe se shpesh ajo kryen punë edhe me WhatsApp.

Chelsea fitoi shumë nga shitja e lojtarëve si: Eden Hazard, Thibaut Courtois, Alvaro Morata dhe David Luiz, me Granovskaia që kishte rol kyç në negociata.

Granovskaia ka punuar si asistente personale e Roman Abramovich në kompaninë e tij të gazit para se të përfundonte si drejtoresha më e fuqishme në Chelsea që prej largimit të Michael Emenalo.

Ajo është ranguar e pesta në listën e përgjithshme të Forbes si “Gruaja më e fuqishme në sportet ndërkombëtare” për rolin e saj ndikues në hije të bosit të saj në njërin prej klubeve më të mëdha në Europë. 


(Kosova Sot Online)