Barça do ta transferojë Isakun dhe Kounden nëse nuk e transferon Haalandin

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 18:32
Barça do ta transferojë Isakun dhe Kounden nëse nuk e transferon Haalandin

Barcelona ka filluar strategjinë e saj për afatin kalimtar të verës

Katalunasit qysh tash thuhet se e kanë bërë objektiv kryesor transferimin e Haalandit në Camp Nou.

Transferimi i norvegjezit sigurisht do të kushtojë shumë dhe kjo do të thotë se Barcelona do të mund të bëjë vetëm një transferim.

Por, sipas asaj që shkruan e përditshmja katalunase “Sport” nëse ata nuk do të arrijnë ta transferojnë Erling Haalan në verë, atëherë do të transferojnë sulmuesin Alexander Isak dhe mbrojtësin Jules Kounde.

Me paratë që mund të shpenzojnë, gjigantët e La Ligës do të zgjedhin ose të investojnë në sulmuesin norvegjez apo këto mjetë t’i ndajnë për transferimin e sulmuesit suedez dhe mbrojtësit francez. 

(Kosova Sot Online)