Arsenali shpreh interesim për Felixin

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 19:17
Arsenali shpreh interesim për Felixin

Arsenali vazhdimisht është duke kërkuar që të forcohet në fazën e sulmit

Kjo duket të jetë edhe synimi kryesor kur të fillojë afati kalimtar i verës, kurse sipas El Chiringuito, ata janë të interesuar për yllin e Atleticos Joao Felix.

Sipas tij, Arsenali është duke punuar shumë që në verë ta transferojë sulmuesin portugez.

Portugezi nuk është se ka pasur impaktin e madh në Spanjë ashtu siç ishte pritur, andaj gjigantët e La Ligës nuk është se nuk dëshirojnë që ta shesin atë dhe paratë e fituara nga ai t’i investojnë në objektiva tjera. 


(Kosova Sot Online)