Sulmi në nënën e Phil Foden: Ishte një masakër

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 19:51
Sulmi në nënën e Phil Foden: Ishte një masakër

Ylli i Manchester City papritur u përfshi në një zënkë gjatë një ndeshje boksi

Asi i Anglisë dhe Manchester City, Phil Foden kishte shkuar për të parë ndeshjen e boksit mes Amir Khan dhe Kell Brook të shtunën në mbrëmje kur nëna e tij u sulmua.

Claire Foden ishte në prapaskenë gjatë Manchester AO Arena kur një grup i burrave e ofenduan futbollistin dhe kjo gjë çoi në një sherr ku nëna e Fodenit u grushtua.

“Ishte një masakër. Ishte jashtë kontrollit. Kurrë në jetë nuk kam parë më parë një gjë të tillë”, tha një dëshmitar për The Sun sot.

“Isha në kutinë tjetër dhe dëgjova të gjitha bërtimat dhe ulërimat dhe ne shkuam për të parë se çfarë po ndodhte”.

“Ishte çmenduri. Të gjithë thanë që Phil Foden ishte aty”.

Klipi i sherrit u bë viral nëpër rrjetet sociale, por një dëshmitar tha se edhe më shumë gjëra kanë ndodhur pas përfundimit të videos.

“Pashë që dikush goditi dikë me grusht. Kisahte edhe më shumë dhunë jo vetëm ajo që janë parë në xhirim”, ka vazhduar dëshmitari.

(Kosova Sot Online)