Atletico – Man Utd, loja kryesore e natës në Champions

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 15:37
Atletico – Man Utd, loja kryesore e natës në Champions

Sonte do të zhvillohen dy ndeshje të tjera të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, derbi luhet në Spanjë

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy ndeshje të tjera të së tetës së finales.

Pa dyshim, dueli kryesor do të zhvillohet në Spanjë.

Atletico Madridi do t’i bëjë gosti Manchester Unitedit, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante.

“Los Colchoneros” do të mundohen ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendës dhe të krijojnë kapital qysh në duelin e parë të së tetës së finales.

Nga ana tjetër, Manchester United nuk do të mbetej keq edhe me një barazim, duke e pasur parasysh se lojën e kthimit do ta zhvillojë në shtëpi.

Cristiano Ronaldo e njeh mirë ekipin kundërshtar dhe ka motiv shtesë kur luan ndaj Atleticos, duke e pasur parasysh se një kohë ishte pjesë e Real Madridit.

Andaj, sonte na pret një përballje e zjarrtë në kryeqytetin spanjoll.

E dueli tjetër i natës do të jetë ai në mes të Benficas me Ajaxin.

Të dy ekipet e bënë një fazë të grupeve pozitive dhe këtë ecuri do të mundohen ta vazhdojnë edhe në fazën eliminuese.

Madje, holandezët i patën gjashtë fitore nga po aq ndeshje.

E belgët e lanë jashtë Championsit gjigantin Barcelona.

Edhe kjo pritet të jetë një përballje interesante.

Të dy ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00.

(Kosova Sot Online)