United me ofertë 75 milionë euro për Nkunku

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 18:24
United me ofertë 75 milionë euro për Nkunku

Djajtë e kuq janë shumë të interesuar që ta transferojnë në Old Trafford yllin e Leipzigut

Manchester United do të paguajë 75 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzig, Christopher Nkunku, shkruan Bild

Djajtë e kuq janë duke marrë në konsideratë transferimin e 24 vjeçarit, i cili është i pëlqyeri i trajnerit të brendshëm të Manchesterit, Ralf Rangnick.

Nkunku, i cili ka shënuar 13 gola në 23 paraqitje në Bundesligë këtë sezon, ka kontratë me Leipzig deri më 2024, andaj skuadra gjermane nuk ka vënë çmim të lirë për të.

(Kosova Sot Online)