
Guardiola me fjalë të mëdha për Zinchenkon

Trajneri i Manchester City ka thënë se zhveshtorja e ekipit të tij është e bashkuar për ta mbrojtur atë pasi që vendi i tij është duke u bombarduar nga Rusia
Pep Guardiola ka thënë se Oleksandr Zinchenko është gati për të luajtur kundër Manchester City, pavarësisht se mbrojtësi është “i shqetësuar” nga pushtimi i vendit të tij, Ukrainës, nga Rusia.
Konvojët e ushtrisë së Rusisë kanë filluar që të hynë në dheun e Ukrainës nga të gjitha drejtimet me urdhër të Presidentit të Vladimir Putin.
Zinchenko ka stërvitur me skuadrën e parë dhe Guardiola ka folur me të dhe shoku i tij Fernandinho, i cili ju bashkua atyre nga skuadra ukrainase Shakhtar Donets, duke i dhënë mbështetje të pakushtëzuara dhe kanë siguruar që ai është në gjendje të luajë nëse i kërkohet.
“Ka tituj në tërë botën për këtë gjë dhe ai është i shqetësuar për këtë”, tha Guardiola për gazetarët para ndeshjes para Evertonit.
“Oleks është një djalë jashtëzakonisht i fortë, një djalë më të vërtetë brilant. Natyrisht nuk janë momente të lehta por në stërvitje ai ishte brilant dhe po ashtu i gatshëm për të luajtur nëse i kërkohet. Natyrisht, skuadra dhe klubi do t’i qëndrojnë afër dhe do ta ndihmojnë atë pa kushte”.
“E tërë bota e civilizuar është e shqetësuar për situatën në vendin time”, ka shkruar Zinchenko në një postim në Instagram.
Pastaj të enjten, ai i është bashkuar një proteste solidarizimi në qendër të qytetit të Manchesterit për të treguar mbështetjen për vendin e tij.
25 vjeçari ka 48 paraqitje për Ukrainën dhe është i martuar me Vlada Sedanin, e cila është prezantuese në TV në Ukrainë.
(Kosova Sot Online)