Ballkani fiton dhe shkëputet në krye, feston edhe Llapi

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 16:30
Ballkani fiton dhe shkëputet në krye, feston edhe Llapi

Ballkani e ka regjistruar një fitore të madhe sot.

Therandasit e kanë fituar derbin e xhiros së 22-të të BKT Superligës së futbollit duke e mposhtur Dritën në udhëtim me rezultat 1:0.

Golin e fitores për ekipin Portokalli e realizoi Solomon në pjesën e dytë, shkruan.

Kjo fitore ia mundëson ekipit nga Suhareka që të shkëputet i vetëm në krye të tabelës me tri pikë më shumë se Gjilani, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, sot festoi edhe Llapi, i cili e mundi pa problem Malishevën me rezultat të pastër.

(Kosova Sot Online )