Tenisti ukrainas, i gatshëm të luftojë për vendin e tij

  • 27 February 2022 - 09:18
Tenisti ukrainas, i gatshëm të luftojë për vendin e tij

Sergiy Stankhovsky u pensionua nga tenisi profesional vetëm disa javë më parë.

Tash, ai është i gatshëm ta kapë armën në vend të riketit.

Ai ishte me familje në pushime kur ndodhi sulmi ushtarak rus, ndërsa ai i dërgoi gruan dhe fëmijët në Hungari, ku janë më të sigurt.

Mirëpo, ai po planifikon të rikthehet në Kiev për të luftuar, shkruan “Gazeta Express”.

Stakhovsky e kishte arritur kulmin e karrierës duke qenë tenisti i 31-të në botë.

Gjithashtu, i kishte fituar edhe katër tituj të turneve ATP.

“Natyrisht, do të luftoja, kjo është arsyeja e vetme se përse po mundohem të rikthehem”, theksoi ai.

“Unë nënshkrova për t’u bërë rezervist javën e kaluar. Nuk kam eksperienë ushtarake, por e kam eksperiencën me armë private. Babai dhe vëllai im janë kirurgë, ata janë të stresuar, por unë flas me ta vazhdimisht. Ata po flenë në bodrum”, shtoi tashmë ish-tenisti ukrainas.

36 vjeçari u mërzit kur foli për familjarët, pasi është i brengosur për ta.

Ai kërkon nga njerëzit nga mbarë Evropa të protestojnë kundër agresorit rus, kudo dhe sido që të munden.

“Lufta në vendin tonë ka nisur që tetë vjet, ku ishin të gjithë në këtë periudhë. Askush nga ne nuk ka besuar se kjo do të ndodhte, por ja që ndodhi Askush nga liderët evropianë apo botëror nuk është i gatshëm të na ndihmojë, që të luftojë në Ukrainë ndoshta për një Evropë më të mirë në të ardhmen”.

“Nëse Ukraina humb, ne do të rezistojmë. Mirëpo, le të bëhemi realistë: Rusia i ka 140 milionë banorë. Do të jetë mjaft e vështirë t’ju rezistojmë atyre, janë aq shumë”

Së fundmi, shumë aktivitetet sportive të rusëve janë anuluar dhe shtetet evropiane nuk duan të përballen me ta derisa të ndalet ose të përfundojë lufta në Ukrainë. 


(Kosova Sot Online)