Futbollisti i Atalantas e shfaq gjendjen kaotike në Ukrainë

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 14:52
Futbollisti i Atalantas e shfaq gjendjen kaotike në Ukrainë

Futbollisti i Atalantas e shfaq gjendjen kaotike në Ukrainë përmes videove e fotove

Ruslan Malinovskyi është njëri prej sportistëve ukrainas që po mundohet ta ngre zërin kundër padrejtësive dhe agresionit rus në Ukrainë.

Futbollisti i Atalantas e ka shfaqur mbështetjen për atdheun e tij edhe në fushën e blertë

Ndërsa, së fundmi ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke e shfaqur gjendjen kaotike që po mbretëron në Ukrainë përmes videove dhe fotografive, të cilat i ka futur në një vend.

Ukraina është sulmuar ushtarakisht nga Rusia qe katër ditë ndërsa qindra mijëra njerëz janë bërë refugjatë, duke kërkuar shpëtim në shtetet përreth.

Ukrainasit e mbetur në shtetin e tyre po luftojnë me të gjitha forcat ndaj agresionit rus.


(Kosova Sot Online)