Ylli i West Hamit e ndihmon ushtrinë ukrainase, zbulohet shuma e parave që e dhuroi ai

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 15:16
Ylli i West Hamit e ndihmon ushtrinë ukrainase, zbulohet shuma e parave që e dhuroi ai

Sulmuesi i njohur ukrainas, Andriy Yarmolenko, raportohet se ka bërë një donacion të madh për Forcat e Armatosura të vendit të tij, pasi Ukraina po përballet me luftë me Rusinë, pasi këta të fundit po tentojnë ta pushtojnë Ukrainën.

32-vjeçari është lojtari i tretë i vendit të tij me më së shumti paraqitje në histori te Kombëtarja e Ukrainës dhe tani besohet se hapur edhe xhepin e tij për të mbështetur ushtrinë.

Sipas “Zorya Londonsk”, sulmuesi i West Ham Unitedit ka dhuruar 75 mijë funte për ushtrinë ukrainase.

(Kosova Sot Online)