
Riberi lëndohet në një aksident trafiku

Franck Ribery është përfshirë në një aksident rrugor gjatë natës, në një qytet rreth 40 km larg Salernos.
Francezi pësoi një traumë të lehtë në kokë dhe do të qëndrojë për disa ditë për masa paraprake.
Incidenti ndodhi në Laura në komunën Capaccio-Paestum, rreth 40 km nga Salerno.
Makinën nuk e drejtonte lojtari francez, por një person tjetër. Pas aksidentit personat e përfshirë, përfshirë sigurisht Riberin, janë dërguar në spital.
Ribery ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë dhe për këtë arsye do të jetë i detyruar të pushojë për disa ditë.
(Kosova Sot Online)