
Klitschko përkrah Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për përjashtimin e atletëve rusë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që të mos lejojë pjesëmarrjen e atletëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare.
“Kudo që kjo nuk është e mundur brenda një njoftimi të shkurtër për arsye organizative ose ligjore, IOC EB i kërkon fuqimisht Federatave Ndërkombëtare të Sporteve dhe organizatorëve të ngjarjeve sportive në mbarë botën që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar që asnjë atlet ose zyrtar sportiv nga Rusia ose Bjellorusia të mos lejohet të marrë pjesë nën emrin e Rusisë ose Bjellorusisë. Shtetasit rusë ose bjellorusë, qoftë si individë apo ekipe, duhet të pranohen vetëm si atletë neutralë ose ekipe neutrale. Nuk duhet të shfaqen simbole, ngjyra, flamuj apo himne kombëtar”, thuhej në njoftimin e KON.
E kjo hasur në mbështetjen e ish-kampionit të botës në boks, Wladimir Klischkos.
Ai postoi linkun e rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në profilin e tij në Twitter.
(Kosova Sot Online)