Salah tentoi ta hutonte Jorginhon gjatë penalltive

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 21:54
Salah tentoi ta hutonte Jorginhon gjatë penalltive

Liverpooli dje arriti të fitonte trofeun e Carabao Cup, duke e mposhtur në finale Chelsean, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

22 penallti u deshën të gjuheshin, para se portieri i Chelseas, Kepa ta humbte një.

Ekzekututesi i pestë i Liverpoolit ishte Salah, i cili arriti ta shndërronte në gol dhe pas tij, për Chelsean ishte Jorginho.

Egjiptiani tentoi ta hutonte Jorginhon duke i thënë: “Mos kërce”.

Gjuajtja e penalltisë duke kërcyer është stil i italianit.


(Kosova Sot Online)