Munishi: “Slava Ukraini”

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 16:21
Munishi: “Slava Ukraini”

Trajneri kosovar, Ismet Munishi, është solidarizuar me popullin ukrainas, të cilët tash e disa ditë po përballen me sulme të ashpra nga Rusia.

Munishi në vitin 2005 kishte luajtur te Vorskla Poltava në Ukrainë, teksa tha se për të ishte nder që kishte luajtur atje dhe se kishte njoftuar shumë miq.

Trajneri i SC Gjilanit i ka cilësuar ukrainasit si popull trim dhe patriot, derisa në gjuhën e tyre ka shprehur lavdi për Ukrainën, duke shkruar “Slava Ukraini”.

Mes tjerash, 47-vjeçari ka shkruar edhe se po lutet për Ukrainën për t’i tejkaluar këto ditë të vështira.


(Kosova Sot Online)