PSG s’dorëzohet, zbulohet oferta e majme e tyre për Mbappen

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 22:41
PSG s’dorëzohet, zbulohet oferta e majme e tyre për Mbappen

Paris Saint-Germain raportohet se i ka ofruar një kontratë të re yllit të skuadrës, Kylian Mbappes, të cilit i skadon kontrata në verën e këtij viti.

Sulmuesi francez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, teksa vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi.

Më herët është raportuar se Mbappe ka arritur një marrëveshje me Real Madridin, por parisienët duke se nuk do ta lejojnë lehtë largimin e tij.

“Le Parisien” ka raportuar këtë të martë se PSG i ka ofruar një kontratë të re 23-vjeçarit.

Sipas gazetës franceze, kampioni francez i ka ofruar Mbappes një kontratë dy vjeçare, të vlefshme deri në qershor të vitit 2024.

Me kontratën e re, ish-sulmuesi i Monacos te Parisi do të përfitonte 50 milionë euro në vit.

Gjithashtu, PSG për besnikëri do të shpërblente Mbappen me 100 milionë euro në formë të bonuseve. 

(Kosova Sot Online)