Mbyllet pa fitues gjysmëfinalja e parë mes Milanit dhe Interit

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 23:06
Mbyllet pa fitues gjysmëfinalja e parë mes Milanit dhe Interit

Ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë e zhvilluar mes dy rivalëve lokal, Milanit dhe Interit, ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja e parë e skuadrave nga qyteti i Milanit u zhvillua sonte në “San Siro”

Të dy skuadrat regjistruan disa raste shënimi, megjithatë ndeshja u mbyll baras dhe pa gola.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 prill, kur edhe do të vendoset për skuadrën finaliste.

Kujtojmë se Fiorentina – Juventus është çifti tjetër gjysmëfinalist i Kupës së Italisë. Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet nesër në “Artemio Franchi”.

Finalja e madhe është caktuar që të zhvillohet më 11 maj. 


(Kosova Sot Online)