
Futbollistët e Prishtinës futen në bojkot

FC Prishtina ndodhet në telashe të mëdha. Futbollistët e këtij klubi kanë refuzuar që të dalin në stërvitje këtë të mërkurë.
Futbollistët e klubit kryeqytetas kanë marrë vendim që të futen në bojkot, pasi nuk janë kryer ende obligimet financiare ndaj tyre.
Kampionia në fuqi e Kosovës u ka mbetur dy paga borxh futbollistëve.
Përveç problemeve me financa, Prishtina rrjedhimisht është duke shfaqur formë të dobët edhe të rezultateve.
Bardhekaltërit ndodhen në pozitën e gjashtë në tabelë me 26 pikë.
(Kosova Sot Online)