Broja shënon gol jashtëzakonisht të bukur

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 22:55
Broja shënon gol jashtëzakonisht të bukur

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka vazhduar me formën e mirë. Ai ka shënuar sonte për Southamptonin në Kupën FA, duke ndihmuar skuadrën e tij për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Southampton sonte ishte nikoqir i West Ham Unitedit në 1/8 e finales, teksa shënoi fitore me rezultatin 3:1

Broja hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, teksa vulosi fitoren e skuadrës së tij duke shënuar golin e tretë në minutat e fundit të ndeshjes (90+5).

(Kosova Sot Online)