Riaktualizohet SuperLiga e Evropës, Çeferin i kërcënon klubet me përjashtim

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 14:35
Riaktualizohet SuperLiga e Evropës, Çeferin i kërcënon klubet me përjashtim

Superliga e Evropës është riaktualizuar sot, teksa organizatorët e saj mund të dalin në çdo moment me idenë e re të themelimit të saj.

Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi janë tri klubet e vetme që janë ende “pro” kësaj lige, ndërsa të tjerët u tërhoqën vjet pas kërcënimeve se mund të mbesnin jashtë garave që i organizon UEFA, por edhe ligave përkatëse.

E në ndërkohë, ka reaguar sot edhe presidenti i UEGA-s, Aleksander Çeferin.

Ai insiston se klubeve të përfshira në Superligën e Evropës do t’ju pamundësohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League.

“Jam lodhur duke folur për këtë pakuptimësi. Fillimisht, ata donin ta lansonin ligën gjatë pandemisë, e tash po dëgjojmë se duan ta themelojnë në mes të luftës. A ka nevojë të flas ende për këta njerëz? Është një projekt i tmerrshëm, të cilin nuk e pëkrahim. Madje, do të ketë sanksione dhe përjashtime nga garat tona ndaj atyre që i bashkohen asaj”, deklaroi kreu i shtëpisë së futbollit evropian për “Financial Times”.

Themelimi i Superligës së Evropës mund të zyrtarizohet sot nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli.

12 klube kanë vendosur të marrin pjesë në këtë ligë, por që nuk dihet nëse do të lëkunden apo jo, sikur në herën e parë.

Klubet që mund të marrin pjesë në Superligën evropiane janë: Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Liverpooli, Interi, Milani dhe Juventusi, por edhe dy të tjera. 

(Kosova Sot Online)