
Ukrainasi e kritikon ish-shokun e skuadrës

Në ditët e fundit, shumë futbollistë, trajnerë apo edhe zyrtarë klubesh ukrainas janë larguar nga Rusia.
I fundit që e bëri këtë është Yaroslav Rakitskiy, i cili me origjinë është nga Donbass.
Futbollisti e ka ndërprerë kontratën me Zenit St Petersburgun.
Në të njëjtin klub, të kujtojmë, punon edhe Anatolji Tymoshchuk, i lindur në Lursk dhe është njëri prej futbollistëve më të mirë ukrainas në histori.
Nga viti 2017 është ndihmëstrajner i skuadrës së parë, ku ishte edhe lojtar.
Ndërkohë, Evgeniy Levchenko, ish-futbollist ukrainas dhe sot president i sindikatës së futbollistëve rusë, kërkon shpjegime rreth mungesës së marrjes së një qëndrimi apo pozicioni.
“Si mund të vazhdosh të punosh atje? Kemi luajtur së bashku në të njëjtën skuadër, e kemi veshur këtë fanellë me nder dhe krenari, e kemi kënduar himnin, kemi fituar e kemi humbur. Dhe tash po qëndron i heshtur? Tolik, si mund të jetosh me këtë pjesë?”, ka pyetur Levchenko.
(Kosova Sot Online)