Rusia e vret trajnerin e të rinjve të Shakhtarit

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 18:38
Rusia e vret trajnerin e të rinjve të Shakhtarit

Një trajner i të rinjve i Shakhtar Donetsk është vrarë nga granatimet ruse, ka njoftuar klubi ukrainas.

Siç njoftoi drejtori i përgjithshëm Palkin, një trajner i të rinjve të Shakhtarit u vra nga granatimet ruse.

“Një nga punonjësit tanë u vra dje. Trajneri i të rinjve. Rusia po vret ukrainasit, ndaloni këtë çmenduri! Nuk mund të heshtni, secili prej jush do të jetë fajtor dhe përgjegjës për krimet e kryera”, thuhej në njoftimin e klubit.

Pushtimi ka çuar në shumë sanksione sportive, me FIFA dhe UEFA që vendosën të pezullojnë klubet ruse dhe ekipin kombëtar nga garat në garat e tyre, duke përfshirë Kupën e Botës së ardhshme në Katar. UEFA gjithashtu zhvendosi finalen e ardhshme të Champions League nga Shën Petersburg në Paris.

(Kosova Sot Online)