Laporta: Ukrainas, Barça është me ju, le të ndalojmë luftën

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 22:38
Laporta: Ukrainas, Barça është me ju, le të ndalojmë luftën

Joan Laporta i ka dërguar një mesazh Ukrainës. Presidenti i Barcelonës i ka shtrirë dorën të gjithë njerëzve që vijnë duke ikur nga lufta. 

“Në emër të Barcelonës, dua të shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim me popullin ukrainas. Sa herë që kemi pasur mundësinë të vizitojmë Ukrainën, kemi vënë re ngrohtësinë dhe dashurinë e mbështetësve të Barçës nga ai vend”, kështu e nisi fjalimin i pari i Barçës.

Përveç kësaj, Laporta nuk ka harruar numrin e sportistëve ukrainas që në disiplina të ndryshme kanë veshur fanellën e Barçës. 

“Ata kanë përmirësuar historinë e Barçës. Për të gjithë ata dhe për njerëzit që po vuajnë tmerrin e një lufte të pajustifikueshme, dijeni se ne jemi me ju dhe se ne do të ndihmojmë duke i ndihmuar të gjithë ukrainasit që vijnë në vendin tonë duke kërkuar strehim”, ka shtuar ai.

Më në fund, presidenti ka guxuar të dërgojë një mesazh në gjuhën ukrainase. 

“Ukrainas ! FC Barcelona është me ju! Le të ndalojmë luftën!” tha ai.

(Kosova Sot Online)