
Futbollisti ukrainas largohet nga klubi rus

Një tjetër futbollist ukrainas është përshëndetur me një klub rus.
Futbollisti Artem Polyarus e ka ndërprerë në fakt kontratën me klubin e tij të deritashëm, Akhmat Grozny, klub nga kryeqyteti i Çeçenisë.
Mesfushori i lindur në vitin 1992, nga Oleksandrija, ka thënë se po largohet “për arsye familjare”, edhe pse ndarja nuk është komunikuar ende zyrtarisht nga klubi.
Sportistët e huaj kanë nisur të largohen nga Rusia, pasi ndihen të pasigurt.
(Kosova Sot Online)
E ata ukrainas po largohen shkaku i prishjes së marrëdhënieve në mes të dy vendeve.