56 pikët e LeBron James e rikthejnë LA Lakers te fitoret

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 12:25
56 pikët e LeBron James e rikthejnë LA Lakers te fitoret

LeBron James shënoi 56 pikë, më së shumti gjatë këtij sezoni për të ndihmuar Los Angeles Lakers të mposhtin Golden State Warriors 124-116 për t’i dhënë fund një serie humbjesh prej katër ndeshjesh.

James shënoi mbrëmë më së shumti pikë që nga bashkimi me Lakers në 2018.

Steph Curry shënoi 30 për Warriors, por nuk mundi ta shpëtonte skuadrën e tij nga humbja

Ishte hera e 13-të që James kalon 50 pikë në një ndeshje. Më e mira e tij në karrierë është 61, e cila erdhi kundër Charlotte Hornets në 2014 kur ai luajti për Miami Heat.

Humbja i zbret Warriors në vendin e tretë në Konferencën Perëndimore për herë të parë këtë sezon. 

(Kosova Sot Online)