Ronaldo mungon në derbin ndaj Manchester Cityt

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 13:26
Ronaldo mungon në derbin ndaj Manchester Cityt

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do të mungojë në derbin e sotëm ndaj liderit të ligës, Manchester Cityt.

Mësohet gjithashtu se Edinson Cavani nuk është pjesë e skuadrës për këtë sfidë, duke e lënë skuadrën e Ralf Rangnick të mangët në opsionet sulmuese.

Marcus Rashford pritet të vendoset në mes për shkak të mungesës së opsioneve, ose do të shfrytëzohet Bruno Fernandes si nëntë i rremë. 

37-vjeçari është golashënuesi më i mirë i “Djajve të Kuq” këtë sezon me 15 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat.

Megjithatë, vetëm një prej këtyre golave ​​ka ardhur në vitin 2022. Në 10 ndeshjet e tij të fundit, Ronaldo ka shënuar vetëm një herë.

Rashfordit do t’i jepet shansi të shkëlqejë në mes me Ronaldon dhe Cavanin që mungojnë, sipas The Athletic. 

(Kosova Sot Online)