Gjilani e mposht pastër Ulpianën, vazhdon garën për titull

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 14:57
Gjilani e mposht pastër Ulpianën, vazhdon garën për titull

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Ulpianës në kuadër të javës së 23-të në Superligë.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç filloi, pa gola të shënuar, shkruan Gazeta Express.

Por, e dyta ishte e frytshme për ekipin e udhëhequr nga Ismet Munishi.

Fillimisht, Gerhard Progni realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 54-të për t’i kaluar vendasit në epërsi.

20 minuta më vonë erdhi edhe goli i sigurisë dhe përfundimtari. Ishte Shend Kelmendi i cili realizoi për 2:0.

Me këtë fitore, Giilani shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e parë përkohësisht, një më pak se Ballkani i cili momentalisht është duke e zhvilluar ndeshjen ndaj Llapit në Suharekë.

Në anën tjetër, Ulpiana mbetet e parafundit me 22 pikë, katër më pak se Malisheva që gjendet jashtë zonës së rrezikshme. 

(Kosova Sot Online)