
Drenica e mposht Dritën

Drenica ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dritës, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ishte Fatlum Gashi i cili kaloi vendasit në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes me një gol nga distanca
Kreshnik Uka realizoi nga penalltia në sekondat e fundit të pjesës së parë për epërsinë e dyfishtë të Drenicës.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të epërsisë i shënuar në minutën e 46-të nga Simonovski.
(Kosova Sot Online)